Khatibzade: Populli është fuqia e shtetit
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit në një mesazh në Twitter, ka theksuar se populli është fuqia e sistemit shtetëror të Republikës Islamike të Iranit.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Sa’id Khatibzade, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, në një mesazh të publikuar në Twitter ditën e premte, ka shkruar se populli është fuqia e shtetit të Republikës Islamike të Iranit.
Khatibzade në këtë mesazh ka shkruar: “Qytetarët iranianë anë e mbanë botës edhe një herë po e shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të përcaktuar rrugën e të ardhmes së vendit të vet nëpërmjet zgjedhjes së presidentit të ardhshëm. Në 42 vitet e kaluara, vota e qytetarëve e ka mbrojtur Republikën Islamike të Iranit”.