Qershor 18, 2021 20:07 Europe/Tirane
  • Pjesëmarrje e gjerë e iranianëve jashtë vendit në zgjedhje

Zgjedhjet e 13-ta presidenciale iraniane, në misionet iraniane nëpër botë, po mbahen me një pjesëmarrje të gjerë të iranianëve jashtë vendit.

Njëkohësisht me zgjedhjet në të gjithë Iranin, përfaqësitë iraniane në botë janë ngritur për të marrë votat e qytetarëve iranianë që jetojnë në vende të ndryshme në më shumë se 230 qendra votimi në vendet e synuara dhe vendet ku iranianët janë të pranishëm. Sipas Saeed Khatibzadeh, zëdhënës i Ministrisë iraniane të Punëve të Jashtme, përkundër të gjitha pengesave që lidhen me rregulloret e koronës në vende të ndryshme, zgjedhjet presidenciale do të mbahen në 133 vende në 5 kontinente me 234 kuti votimi. Zgjedhjet e trembëdhjeta presidenciale filluan të Premten në mëngjes së bashku me tre zgjedhje të tjera për Asamblenë Konsultative Islamike, Asamblenë e Ekspertëve të Lidershipit dhe zgjedhjet e këshillave islamike të qytetit dhe fshatrave.

Tags