Kalibaf: Njerëzit janë krenarë që morën pjesë në zgjedhje
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i110058-kalibaf_njerëzit_janë_krenarë_që_morën_pjesë_në_zgjedhje
Kryetari i Asamblesë Konsultative Islamike të Iranit tha: Populli i Iranit u krenua që mori pjesë në zgjedhje në nivelin maksimum.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Qershor 19, 2021 09:31 Europe/Tirane
  • Kalibaf: Njerëzit janë krenarë që morën pjesë në zgjedhje

Kryetari i Asamblesë Konsultative Islamike të Iranit tha: Populli i Iranit u krenua që mori pjesë në zgjedhje në nivelin maksimum.

Kryetari i Asamblesë Konsultative Islamike të Iranit, Mohammad Baqer Kalibaf, të shtunën në Twitter, duke iu referuar pjesëmarrjes epike të popullit në zgjedhje tha: Me gjithë bezdisjet dhe ankesat për gjoja joefikasitet, njerëzit prapë u ndjenë krenarë për pjesëmarrjen maksimum në zgjedhje.  Kalibaf gjithashtu përgëzoi Udhëheqësin Suprem të Revolucionit Islamik dhe kombin iranian për krijimin e epopesë kombëtare të zgjedhjeve dhe epikën kombëtare.  Zgjedhjet e mandatit të 13-të të Presidentit të Iranit, mandatit të 6-të të këshillave islamike të qytetit dhe fshatrave, ato afatmesme të mandatit të 11-të të Asamblesë Konsultative Islamike dhe zgjedhjet afatmesme të Asamblesë së 5-të të Ekspertëve të Udhëheqjes u mbajtën dje, e premte më 18 qershor.