Shpallen rezultatet përfundimtare dhe zyrtare të zgjedhjeve presidenciale të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i110074-shpallen_rezultatet_përfundimtare_dhe_zyrtare_të_zgjedhjeve_presidenciale_të_iranit
Shtabi Zgjedhor pranë Ministrisë së Brendshme të Republikës Islamike të Iranit ka shpallur rezultatet përfundimtare dhe zyrtare të zgjedhjeve presidenciale të Iranit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Qershor 19, 2021 16:19 Europe/Tirane
  • Shpallen rezultatet përfundimtare dhe zyrtare të zgjedhjeve presidenciale të Iranit

Shtabi Zgjedhor pranë Ministrisë së Brendshme të Republikës Islamike të Iranit ka shpallur rezultatet përfundimtare dhe zyrtare të zgjedhjeve presidenciale të Iranit.

Sipas deklaratës së Ministrisë së Brendshme të Iranit, rezultatet përfundimtare dhe zyrtare të zgjedhjeve presidenciale të Iranit janë si më poshtë: 

Numri i përgjithshëm i votave: 28.933.004 vota

Niveli i pjesëmarrjes së qytetarëve në zgjedhjeve: 48.4%

Kandidati Sejed Ibrahim Ra'isi ka fituar 17.926.245 vota

Kandidati Mohsen Rezai ka fituar 3.412.712 vota 

Kandidati Abdolnaser Hemati ka fituar 2.427.201 vota

Kandidati Ghazizade Hashemi ka fituar 999.718 vota

Numri i votave të pavlefshme është 3.726.870