Qershor 20, 2021 08:15 Europe/Tirane
  • Vlerësimi iranianëve që jetojnë në Shtetet e Bashkuara, për pjesëmarrjen në zgjedhje

Në një deklaratë, ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara vlerësoi iranianët që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të cilët morën pjesë në garën për zgjedhjet e 13-të presidenciale, me gjithë bezdisjet nga keqdashësit e popullit iranian.

Sipas IRNA, Majid Takht-e Revançi përgëzoi Presidentin e zgjedhur Ibrahim Raisi për fitoren e tij, duke shtuar: Mbajtja e zgjedhjeve presidenciale në Iran dhe në pjesë të ndryshme të botës, tregoi edhe një herë vendosmërinë e kombit të madh të Iranit në përcaktimin e fatit të tij. Iranianët që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Premten në 19 shtete dhe qytete që në 8 të mëngjesit me orën lokale shkuan në votime për të bërë zgjedhjen e tyre në zgjedhjet e 13-të presidenciale. Përkundër aktiviteteve të grupeve antirevolucionare, kutitë e votimit ishin aktive dhe votimi u zhvillua me bashkëpunimin e bashkatdhetarëve dhe zyrtarëve përkatës. Zgjedhjet e 13-të presidenciale, mandati i 6-të i këshillave islamikë të qytetit dhe fshatit, zgjedhjet afatmesme të mandatit të 11-të të Asamblesë Konsultative Islamike dhe afatmesme të mandatit të 5-të të Asamblesë së Ekspertëve të Lidershipit u mbajtën të Premten. Sipas Ministrisë së Brendshme iraniane me 17 milion e 926 mijë e 345 vota Ibrahim Raisi u zgjodh si presidenti i trembëdhjetë i Iranit.  

 

Tags