Ministri i shëndetësisë së Iranit thekson ndaljen e fluturimeve Teheran-Moskë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i110104-ministri_i_shëndetësisë_së_iranit_thekson_ndaljen_e_fluturimeve_teheran_moskë
Ministri i Shëndetësisë së Iranit ka theksuar nevojën urgjente për marrjen e vendimeve për ndaljen e fluturimeve Teheran-Moskë dhe anasjelltas.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Qershor 20, 2021 13:05 Europe/Tirane
  • Ministri i shëndetësisë së Iranit thekson ndaljen e fluturimeve Teheran-Moskë

Ministri i Shëndetësisë së Iranit ka theksuar nevojën urgjente për marrjen e vendimeve për ndaljen e fluturimeve Teheran-Moskë dhe anasjelltas.

Agjencia e lajmeve Iran Press njoftoi se Sa'id Namaki, ministri i shëndetësisë së Iranit, me anë të një letre dërguar Alireza Ra'isi, zëdhënësit të shtabit kombëtar për t'u përballur me pandeminë e virusit Korona, ka theksuar nevojën për marrjen e vendimeve dhe masave urgjente për ndaljen e fluturimeve nga Teherani në drejtim të Moskës dhe anasjelltas.

Sa'id Namaki ka thënë: "Duke marrë parasysh raportet e publikuara nga Rusia në lidhje me përhapjen e pandemisë së virusit Korona, është e domosdoshme që të shqyrtohet çështja e ndërprerjes së fluturimeve Teheran-Moskë në mbledhjen e Shtabit Kombëtar kundër Koronas".

Shtimi i numrit të personave të infektuar me virusin Korona, sidomos në Moskë, edhe njëherë kjo çështje ka marrë dimensione e një krize serioze dhe autoritetet shëndetësore të Rusisë kanë shprehur shqetësime serioze në lidhje me këtë çështje.