Ebrahim Ra’is: Nuk do të takohem me Biden
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i110148-ebrahim_ra’is_nuk_do_të_takohem_me_biden
Presidenti i zgjedhur e Republikës Islamike të Iranit deklaroi se nuk do të pranojë të takohet me presidentin e Amerikës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 21, 2021 10:12 Europe/Tirane
  • Ebrahim Ra’is: Nuk do të takohem me Biden

Presidenti i zgjedhur e Republikës Islamike të Iranit deklaroi se nuk do të pranojë të takohet me presidentin e Amerikës.

Sejed Ebrahim, Ra’isi, presidenti i zgjedhur i Republikës Islamike të Iranit, sot në konferencën për shtyp, në përgjigje ndaj një pyetje se me heqjen e sanksioneve a do të pranojë ai të takohet me presidentin e Amerikë?, me një fjalë tha: “JO”.

Ebrahem Ra’isi gjithashtu në përgjigje ndaj një pyetje tjetër në lidhje me këtë se çfarë rëndësie dhe vlere ka për ata marrëveshja bërthamore dhe ringjallja e saj dhe çfarë mesazhi ka për Amerikën dhe Evropën, deklaroi: “Amerika dhe shtetet evropiane le të shikojnë se në çfarë mënyre kanë vepruar ndaj marrëveshjes bërthamore. Marrëveshjen bërthamore e kanë shkelur amerikanët, ndërsa edhe evropianët nuk kanë zbatuar zotimet e tyre”.

Ebrahim Ra’isi shtoi: “Theksimi im ndaj Amerikës është ky që ju në bazë të marrëveshjes bërthamore, ishit obliguar të hiqni sanksionet, por nuk i keni hequr. Kthehuni në zotimet tuaja dhe zbatojini ato plotësisht. Ndërkohë mesazhi im për evropianët është ky që domosdo nuk duhet të bini nën ndikimin e presioneve dhe politikave të Amerikë dhe zbatojini atë për të cilën jeni zotuar në marrëveshjen bërthamore”.

Presidenti i zgjedhur i Republikës Islamike të Iranit tha: “Populli i Iranit kërkon nga ju që të ktheheni në zotimet tuaja dhe ndërsa populli iranian kërkon nga qeveria e ardhshme që të mbrojë dhe realizojë të drejtat e tij legjitime dhe ne me seriozitetin më të madh do ta ndjekim këtë kërkesë”.

Ra’isi theksoi: “Politika e jashtme e qeverisë tonë nuk fillon me marrëveshjen bërthamore dhe nuk do të kufizohet me marrëveshjen bërthamore. Ne, në politikën e jashtme do ta ndjekim bashkëpunimin me të gjithë botën dhe me të gjitha vendet e botës si një rast konstruktiv për zgjerimin e bashkëpunimit në mënyrë paralele. Sa i përket negociatave, me siguri se ne do të mbështesim çdo lloj negociata që garantojnë interesat tona kombëtare”.