Presidenti kinez uron presidentin e zgjedhur të Iranit
Qershor 21, 2021 16:19 Europe/Tirane
Presidenti kinez Xi Jinping publikoi një mesazh të hënën duke uruar z. Ebrahim Raisi për zgjedhjen si president i ri i Iranit.
Duke vënë në dukje se Irani dhe Kina janë partnerë strategjikë, Xi tha se ai i kushton një rëndësi të veçantë zgjerimit të marrëdhënieve midis dy vendeve. Presidenti kinez tha se ishte i gatshëm të punonte me presidentin e zgjedhur iranian për të forcuar marrëdhëniet strategjike, për të zhvilluar besimin e ndërsjellë politik dhe për të thelluar bashkëpunimin e dobishëm reciprok. Presidentin e zgjedhur të Iranit e kanë uruar edhe shumë presidentë dhe kryeministra të vendeve të botës.
Tags