Nichervan Barzani kontakton me telefon Ebrahim Ra’isin
(last modified Tue, 22 Jun 2021 14:12:19 GMT )
Qershor 22, 2021 16:12 Europe/Tirane
  • Nichervan Barzani kontakton me telefon Ebrahim Ra’isin

Kryetari i rajonit të Kurdistanit të Irakut ka uruar Sejed Ebrahim Ra’isi për fitoren në zgjedhjet presidenciale të Iranit.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Nichervan Barzani, kryetari i rajonit të Kurdistanit të Irakut, ditën e martë në një bisedë telefonike me Sejed Ebrahim Ra’isi, i ka uruar atij fitoren në zgjedhjet presidenciale të Iranit.

Në këtë bisedë telefonike, Sejed Ebrahim Ra’isi e ka falënderuar kryetarin e rajonit të Kurdistanit të Irakut për urimin, u shpreh optimist se me aktivizimin e potencialeve ekzistuese, më shumë se në të kaluarën do të forcohet siguria në rajon dhe integrimi ekonomik.

Nga ana tjetër, Sa’id Khatibzade, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, ditën e hënë ka deklaruar se në 48 orët e kaluara mbi 45 funksionarë dhe autoritete të larta të vendeve të ndryshme kanë dërguar mesazhe urimi për presidentin e zgjedhur të Republikës Islamike të Iranit.