Shkatërrohet një ekip terrorist pesë anëtarësh në provincën Kurdistan i Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i110234-shkatërrohet_një_ekip_terrorist_pesë_anëtarësh_në_provincën_kurdistan_i_iranit
Baza provinciale “Shahramfar” në provincën Kurdistan në perëndim të Iranit me anë të një komunikate, ka deklaruar: “Një ekip terroristë dhe anti-revolucionar në provincën Kurdistan është shkatërruar para zgjedhjeve dhe pesë pjesëtarët e këtij ekipi terrorist janë vrarë”.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 23, 2021 09:51 Europe/Tirane
  • Shkatërrohet një ekip terrorist pesë anëtarësh në provincën Kurdistan i Iranit

Baza provinciale “Shahramfar” në provincën Kurdistan në perëndim të Iranit me anë të një komunikate, ka deklaruar: “Një ekip terroristë dhe anti-revolucionar në provincën Kurdistan është shkatërruar para zgjedhjeve dhe pesë pjesëtarët e këtij ekipi terrorist janë vrarë”.

Agjencia e lajmeve Iran Press njoftoi se baza provinciale “Shahramfar” në provincën Kurdistan të Iranit ditën e merkur me anë të një komunikate, ka thënë: “Forcat e sigurisë gjatë dy operacioneve speciale duke marrë parasysh pozitën gjeografike të ndërlikuar të rajonit, kanë arritur të shkatërrojnë ekipet terroriste dhe anti-revolucionare dhe gjatë këtyre operacioneve janë vrarë pesë mercenarë anti-revolucionarë. Këto operacione janë kryer pas vëzhgimit dhe përcjelljes së saktë dhe zotërimit të lartë të strukturave të inteligjencës dhe gjatë përleshjeve të forcave të bazës operative “Shahramfar” të provincës së Kurdistanit të Iranit disa ditë para zhvillimit të zgjedhjeve me grupin anti-revolucionar që janë zhvilluar në zonën publike Bane dhe Sarvabad. Ky ekip terrorist kishte për qëllim kryerjen e veprimeve destruktive gjatë ditës së votimit. Gjatë këtyre përleshjeve, janë plagosur edhe 3 personat të tjerë të këtij ekipi terrorist dhe është zbuluar dhe konfiskuar sasi e konsiderueshme e armëve, municionit dhe pajisjeve teknike”.

Në këtë komunikatë thuhet se forcat e sigurisë së provincës Kurdistan të Iranit paralajmërojnë elementët destruktiv dhe anti-revolucionar se nuk do të lejojnë kurrfarë agresioni ose krimi ndaj popullatës së këtij rajoni.