Forbes: Irani vendi i 14-të më i pasur në botë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i110598-forbes_irani_vendi_i_14_të_më_i_pasur_në_botë
Sipas revistës “Forbes”, në Iran jetojnë mbi 250 mijë njerëz të pasur.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Qershor 30, 2021 13:48 Europe/Tirane
  • Forbes: Irani vendi i 14-të më i pasur në botë

Sipas revistës “Forbes”, në Iran jetojnë mbi 250 mijë njerëz të pasur.

Revista “Forbes” në një raport të saj ka shkruar se pavarësisht ashpërsimit të sanksioneve të Amerikës dhe përhapjes së pandemisë së virusit Korona, numri i iranianëve të pasur në vitin 2020, ka shënuar rritje me mbi 21% në krahasim me vitin paraprak, në kohën kur rritja mesatare botërore e numrit të njerëzve të pasur ka qenë 6.3%. Gjithashtu edhe pasuria e këtyre personave në bazë të dollarit, është shtuar me 24.3%. Një prej arsyeve kryesore të shtimit të pasurisë së disa njerëzve, ka qenë rritja e paparë me 625% e indeksit të bursës së Teheranit gjatë vitit 2020. (Në krahasim, shtimi i indeksit S%P e 500 bursave të Nju Jorkut ka qenë vetëm 16%).

Qeveria e Iranit ka treguar mbështetje të madhe ndaj rritjes së bursës dhe 1% e rezervave të Fondit të Pasurisë Kombëtare i ka futur në këtë treg. Tani rreth 250 mijë milionerë ekzistojnë në Iran. Një pjesë tjetër e këtyre milionerëve, pasurinë e tyre ashtu si në shumë vende të tjera të botës, e kanë fituar nëpërmjet valutave dixhitale.

Sipas revistës “Forbes”, Qeveria e Iranit ka krijuar lehtësime të konsiderueshme për nxjerrjen e kodeve të valutave dixhitale gjë që e ka bërë këtë aktivitet shumë fitimprurës.

Irani ka shënuar progres të konsiderueshëm edhe në prodhimin e shkencës dhe një prej këtyre progreseve është progresi në fushën e shkencës NANO ku hulumtuesit iranianë me publikimin e mbi 12 mijë artikujve shkencor në revistat me kredibilitet të paraqitura në ISI gjatë vitit 2021, i kanë dhënë vendin e katërt Republikës Islamike të Iranit në shkencën NANO në botë.

Sipas autoriteteve të doganës së Iranit, pavarësisht ashpërsimit të sanksioneve të paligjshme dhe të padrejta dhe kufizimeve të krijuara nga pandemia e virusit Korona, Irani ka eksportuar produktet e tij në 143 vende të botës me vlerë 34.998.000.000 dollarë.