Gholamhusejn Mohseni Ezhei në krye të sistemit gjyqësor të Iranit
(last modified Thu, 01 Jul 2021 11:15:10 GMT )
Korrik 01, 2021 13:15 Europe/Tirane
  • Gholamhusejn Mohseni Ezhei në krye të sistemit gjyqësor të Iranit

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit me anë të një dekreti, ka emëruar Gholamhusejn Mohseni Ezhei në postin e kryetarit të sistemit gjyqësor të Iranit.

Zyra për informim e liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit ka njoftuar se Ajetullah Khamenei në këtë dekret duke theksuar përkushtimin serioz në misionin dhe detyrat e sistemit gjyqësor në bazë të Kushtetutës së Republikës Islamike të Iranit dhe gjithashtu vazhdimin e qasjes serioze për zbatimin e dokumentit për zhvillim, ka thënë se zgjerimi i teknologjive moderne në sistemin gjyqësor, emërimi i funksionarëve efikas dhe të zellshëm në krye të përgjegjësive, vlerësimi i shërbimeve dhe kontributit të gjykatësve të denjë dhe njëkohësisht marrja e masave rigoroze ndaj shkeljeve të rregullave, janë prej pritjeve që kemi nga kryetari i ri i sistemit gjyqësor të Iranit.

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në dekretin e tij gjithashtu ka theksuar: “Tani kur z. Sejed Ebrahim Ra’isi me votën e popullit iranian ka gjetur rastin të shërbejë në postin e presidentit të Republikës Islamike të Iranit, duke falënderuar dhe vlerësuar shërbimet dhe kontributin e tij të çmuar gjatë periudhës së përgjegjësisë në krye të sistemit gjyqësor dhe sukseset që ka shënuar gjatë punës së tij në këtë post; në bazë të nenit 157 të Kushtetutës, e emëroj z. Gholamhusejn Moseni Ezhei në postin e kryetarit të sistemit gjyqësor. Mohseni Ezhei përveçse ka meritat ligjore, posedon edhe eksperiencë të çmuar dhe njohje të thellë në çështjet gjyqësore”.  

Vlen të theksohet se Gholamhusejn Mohseni Ezhei ka lindur në vitin 1956. Ai në vitin 1983 ishte emëruar përfaqësues i sistemit gjyqësor në Ministrinë e Inteligjencës së Iranit, që konsiderohet një pozitë shumë e rëndësishme. Mohseni Ezhei gjatë presidencës së nëntë të Iranit ka shërbyer në postin e ministrit të inteligjencës, por më vonë pas mendimeve të ndryshme me presidentin e asaj kohe, ai dha dorëheqje nga kjo detyrë.

Gholamhusejn Mohseni Ezhei ky shërbyer në poste të ndryshme të sistemit gjyqësor si shef i drejtorisë gjyqësore për çështje ekonomike në Teheran, shef i komisionit special gjyqësor për hetimin e krimeve të punonjësve shtetëror, në pozitën e prokurorit të përgjithshëm special për çështje të klerikëve, në pozitën e prokurorit të përgjithshëm të Iranit, në pozitën e zv/kryetarit të parë të sistemit gjyqësor, në pozitën e zëdhënësit të sistemit gjyqësor, në pozitën e anëtarit të Asamblesë për Përcaktimin e Interesave Shtetërore të Iranit.

Gholamhusejn Mohseni Ezhei përveç shkallës “muxhtehid” në shkollat fetare, ka kryer edhe magjistraturën në degën e të drejtës ndërkombëtare, gjë që e bënë atë një personalitet të shquar edhe në aspektin e shkollave fetare edhe universiteteve.

Tags