Fillon misioni i ambasadorit të ri iranian në Britani
Mohsen Baharvand, ambasadori i ri iranian në Britani, u nis për në Londër për të filluar misionin e tij.
Sipas Klubit të Gazetarëve të Rinj, "Seyed Mehdi Hosseini Matin", i Ngarkuari me Punë i Republikës Islamike të Iranit në Mbretërinë e Bashkuar, të Dielën njoftoi nisjen e "Mohsen Baharvand", ambasadorit të ri iranian për në Londër. I Ngarkuari me Punë i Republikës Islamike të Iranit në Mbretërinë e Bashkuar shkroi se Baharvand do të marrë postin e tij diplomatik të Martën pasi të paraqesë letrat kredenciale Mbretëreshës së Britanisë. Baharvand ishte më parë përgjegjës i Departamentit Ligjor dhe të Çështjeve Ndërkombëtare të Ministrisë Iraniane të Punëve të Jashtme. Mohsen Baharvand zëvendëson Hamid Ba'idi Nejad, ish-ambasadori i Iranit në Britani.