Rabi’i: Është shënuar progres në bisedimet me Arabinë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i110892-rabi’i_Është_shënuar_progres_në_bisedimet_me_arabinë_saudite
Zëdhënësi i Qeverisë së Republikës Islamike të Iranit deklaroi se në bisedimet të cilat janë zhvilluar deri më tani mes Iranit dhe Arabisë Saudite, janë diskutuar një varg çështjesh mes të dy vendeve nga qëndrimi miqësor dhe me qëllim të mirë dhe është shënuar progres i konsiderueshëm dhe këto bisedime do të vazhdojnë deri në reduktimin sa më të madh të mosmarrëveshjes.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 06, 2021 12:10 Europe/Tirane
  • Rabi’i: Është shënuar progres në bisedimet me Arabinë Saudite

Zëdhënësi i Qeverisë së Republikës Islamike të Iranit deklaroi se në bisedimet të cilat janë zhvilluar deri më tani mes Iranit dhe Arabisë Saudite, janë diskutuar një varg çështjesh mes të dy vendeve nga qëndrimi miqësor dhe me qëllim të mirë dhe është shënuar progres i konsiderueshëm dhe këto bisedime do të vazhdojnë deri në reduktimin sa më të madh të mosmarrëveshjes.

Ali Rabi’i të martën në konferencën për shtyp në lidhje me vlerësimin e procesit të bisedimeve mes Iranit dhe Arabisë Saudite, tha: “Bisedimet mes Republikës Islamike të Iranit dhe Arabisë Saudite kanë filluar me këtë bindje ton të sinqertë për t’i dhënë prioritet vendeve fqinjë dhe mbi nevojën e bashkëjetesës paqësore për forcimin e paqes dhe sigurisë në rajon. Ne gjithashtu besojmë se dialogu sidomos mes shoqërive brenda Umetit Mysliman është e vetmja rrugë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të mundshme mes popujve myslimanë. Në bisedimet që janë zhvilluar deri më tani mes të dy palëve, janë diskutuar çështje me interes të të dy vendeve nga pozicioni i miqësisë dhe me qëllim të mirë dhe është shënuar progres i konsiderueshëm. Ne e perceptojmë se në lidhje me disa çështje mund ekzistojnë mosmarrëveshje dhe ndërlikime të caktuara dhe zgjidhja e atyre çështjeve ka nevojë për kohë të përshtatshme. Ne do të vazhdojmë këto bisedime deri në reduktimin sa më të madh të mosmarrëveshjeve dhe i vlerësojmë pozitivisht ato dhe gjithnjë jemi të gatshëm të vazhdojmë me seriozitet këto bisedime në bazë të qëllimit të mirë reciprok, sigurimit të interesave dhe mënjanimin e shqetësimeve të të dy palëve. Politika e Republikës Islamike të Irani është një politikë e qarë dhe e përcaktuar me titullin politika fqinjësore dhe integrimi rajonal. Rruga më e mirë për të forcuar sigurinë e rajonit dhe për moskeqpërdorimin e vendeve me pretekste të sigurisë, është prania e të gjitha vendeve të rajonit përkrah njëri-tjetrit”.