Korrik 07, 2021 15:02 Europe/Tirane
  • Në Teheran zhvillohet dialogu mes grupeve afgane

Takimi i bisedimeve mes grupeve afgane ka filluar me organizimin e Republikës Islamike të Iranit në Teheran.

Agjencia e lajmeve Iran Press njoftoi se takimi i bisedimeve mes grupeve afgane ka filluar në Teheran me organizimin e Republikës Islamike të Iranit dhe me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të qeverisë së Afganistanit, personaliteteve të larta shtetërore dhe delegacionit të lartë politik të grupit Taleban. Takimi është hapur me fjalimin e Muhamed Xhavad Zarif, ministrit të punëve të jashtme të Iranit.

Muhamed Xhavad Zarif në hapjen e këtij takimi vuri në dukje ndërhyrjen ushtarake të Amerikës në Afganistan dhe praninë e më shumë se dy dekadave të forcave të huaja në këtë vend që ka shkaktuar shkatërrime shumë të mëdha dhe deklaroi: “Sot populli dhe liderët politikë të Afganistani duhet të marrin vendime të vështira për të ardhmen e vendit të tyre”.

Ministri i punëve të jashtme të Iranit vuri në dukje rezultatet e padëshiruara të vazhdimit të konfliktit në Afganistan dhe vlerësoi se kthimi në tryezën e bisedimeve mes grupeve afgane dhe zotimi ndaj rrugëzgjidhjeve politike është zgjedhja më e mirë nga ana e liderëve dhe e subjekteve politike të Afganistanit, ndërsa deklaroi gatishmërinë e Iranit për të ndihmuar procesin e bisedimeve mes grupeve politike të pranishme për zgjidhjen e konfliktit dhe krizës në Afganistan.

Zarif gjithashtu theksoi zotimin e Republikës Islamike të Iranit për të ndihmuar zhvillimin e gjithanshëm politik, ekonomik dhe shoqëror të Afganistanit pas vendosjes së paqes në këtë vend.

Delegacioni i qeverisë së Afganistanit në këtë raund të bisedimeve kryesohet nga Junes Ghanooni, ish-ministri i punëve të jashtme të Afganistanit, ndërsa delegacioni negociator i grupit Taleban në këto bisedime kryesohet nga Abas Estankezi, shefi i zyrës politike të këtij grupi.

Tags