Publikohet deklarata përfundimtare e bisedimeve mes grupeve afgane
Grupet pjesëmarrëse në takimin për paqe mes grupeve afgane që u zhvillua në Teheran, kanë lëshuar një deklaratë përfundimtare me gjashtë paragrafë.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se palët pjesëmarrëse në takimin për paqe mes grupeve afgane që u zhvillua ditën e mërkurë dhe të enjte në Teheran, kanë lëshuar një deklaratë përfundimtare në të cilën përfshihen gjashtë paragrafë.
Në këtë deklaratë përfundimtare thuhet: “Delegacionet e palëve falënderojnë kontributin dhe ndihmën me qëllim të mirë të Republikës Islamike të Iranit për vendosjen e paqes në Afganistan dhe për mirëpritjen që ka treguar gjatë organizimit të këtij takimi. Të gjitha palët me perceptim të përbashkët të rreziqeve që krijohen nga vazhdimi i luftës dhe dëmet që shkaktohen për stabilitetin e shtetit të Afganistanit, kanë rënë dakord se lufta nuk ka qenë dhe nuk është rrugëzgjidhje për krizën e Afganistanit, prandaj të gjitha përpjekjet duhet të përqendrohen drejt arritjes së një rrugëzgjidhje politike dhe paqësore. Bisedimet janë zhvilluar në një atmosferë të qetë dhe të sinqertë dhe të gjitha çështjet janë shtruar dhe diskutuar hollësisht dhe në mënyrë të qartë. Palët afgane e vlerësojnë takimin e Teheranit si një rast të çmuar dhe një fushë të re për të forcuar rrugëzgjidhjen politike të çështjes së Afganistanit”.
Vlen të theksohet se takimi i bisedimeve mes grupeve afgane është zhvilluar në Teheran dje dhe sot me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të qeverisë së Afganistanit, personaliteteve të larta të shtetit dhe delegacioni i lartë politik i grupit Taleban. Ky takim është organizuar me mikpritjen e Republikës Islamike të Iranit dhe ka filluar punimet me fjalimin e Muhamed Xhavad Zarif, ministrit të punëve të jashtme të Iranit.