Gharibabadi: Në fushën e teknologjisë atomike, nuk presim leje nga askush
Ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Iranit pranë organizatave ndërkombëtare me seli në Vjenë, deklaroi: “Republika Islamike e Iranit do të ecë para në bazë të nevojave teknike dhe nuk do të presë leje nga askush”.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Kazem Gharibabadi duke paraqitur disa shpjegime në lidhje me nevojën e prodhimit të lëndës djegëse Silicid në Iran, e quajti të papranueshme shprehjen e shqetësimeve artificiale të palëve perëndimore në lidhje me këtë veprim të ri të Iranit në teknologjinë atomike. Gharibabadi duke thënë se lënda djegëse e reaktorit të Teheranit është prej llojit të lëndëve djegëse normali me pasurim deri në 20%, deklaroi: “Me ngritjen e nivelit të lëndëve djegëse nëpërmjet prodhimit të lëndës djegëse Silicid me pasurim 20% të uraniumit, ngritën në mënyrë të konsiderueshëm edhe cilësia dhe sasia e radiomedikamenteve të prodhuara në Iran. Kjo është për arsye për çdo vit rreth 800.000 persona të sëmurë në Iran përdorin radiomedikamentet e prodhuara nga Agjencia për Energji Atomike të Iranit në reaktorin hulumtues të Teheranit. Edhe pse në bazë të marrëveshjes bërthamore, Irani pas fillimit të hulumtimeve dhe zhvillimit të programit mbi lëndën djegëse të uraniumit të metaltë për reaktorin hulumtues të Teheranit në sasi të vogël pas 10 viteve dhe para 15 viteve, duhet të paraqesë programin e vet në komisionin e përbashkët të marrëveshjes bërthamore dhe ai program duhet të miratohet në atë komision, mirëpo duhet marrë parasysh faktin se Republika Islamike e Iranit në hapin e pestë të reduktimit të zotimeve të vete në kuadër të marrëveshjes bërthamore, ka deklaruar se programi atomik i Republikës Islamike të Iranit më nuk përballet me kurrfarë kufizimesh në fushën operative dhe tani e tutje programi atomik i Iranit do të shkojë para vetëm në bazë të nevojave teknike të vendit”.
Vlen të theksohet se ANEA ditën e martë në raportin e saj pretendoi se Irani synon të prodhojë uranium të pasuruar të metaltë me 20%. Ndërkohë ministrat e punëve të jashtme të Trojkës Evropiane anëtare të marrëveshjes bërthamore me anë të një deklarate, kanë shprehur shqetësim në lidhje me vendimin e Iranit në këtë drejtim dhe kanë pretenduar se ky veprim kërcënon rezultatin e negociatave të Vjenës për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore, në kohën kur ishte Amerika që dol në mënyrë të paligjshme nga marrëveshja bërthamore dhe Trojka Evropiane ajo që nuk zbatojë zotimet e veta në kuadër të kësaj marrëveshje.