Irani i dorëzon notë proteste ambasadores së Sllovenisë në Teheran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i111150-irani_i_dorëzon_notë_proteste_ambasadores_së_sllovenisë_në_teheran
Kryeministri i Sllovenisë bëri një veprim të papranueshëm dhe jashtë normave diplomatike duke marrë pjesë në takimin virtual të grupit terrorist MEK, si rezultat i këtij veprimi ka reaguar menjëherë Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit dhe i ka dorëzuar një notë proteste ambasadores së Sllovenisë në Teheran.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 11, 2021 14:05 Europe/Tirane
  • Irani i dorëzon notë proteste ambasadores së Sllovenisë në Teheran

Kryeministri i Sllovenisë bëri një veprim të papranueshëm dhe jashtë normave diplomatike duke marrë pjesë në takimin virtual të grupit terrorist MEK, si rezultat i këtij veprimi ka reaguar menjëherë Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit dhe i ka dorëzuar një notë proteste ambasadores së Sllovenisë në Teheran.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se zyra për informim e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka njoftuar se pas veprimit të papranueshëm dhe jashtë normave diplomatike të kryeministrit të Sllovenisë në pjesëmarrjen e takimit virtual të grupit terrorist MEK, ambasadorja sllovene është thirrur në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Iranit dhe asaj i është dorëzuar një notë proteste.

Shefi i zyrës për rajonin e Mesdheut dhe Evropën Lindore në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Iranit në takim me znj. Kristina Radi, ambasadore e Sllovenisë në Iran, i ka dorëzuar asaj një notë proteste të ashpër qeverisë së Sllovenisë nga ana e Republikës Islamike të Iranit ndaj veprimit dhe akuzave të pavërteta dhe të paraqitur kundër Republikës Islamike të Iranit.

Në këtë takim është theksuar se pjesëmarrja e kryeministrit të Sllovenisë në mënyrë virtuale në ngjarjen e një grupi terrorist dhe të urryer parë popullit të madh të Iranit dhe deklaratat në kundërshtim me realitetin dhe të pamoralshme të këtij funksionari slloven janë në kundërshtim me normat diplomatike dhe me atmosferën që sundon në marrëdhëniet bilaterale dhe si i tillë është veprim i dënuar. Përveç kësaj, mbështetja ndaj një grupi terrorist është në kundërshtim me Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe parimet e njohura zyrtare në arenën ndërkombëtare dhe në kundërshtim të plotë me vlerat e të drejtave të njeriut dhe në asnjë mënyrë nuk është i pranuar.