Republika Islamike e Iranit mbështet popullin e Bosnjës dhe Hercegovinës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i111220-republika_islamike_e_iranit_mbështet_popullin_e_bosnjës_dhe_hercegovinës
I dërguar special i Republikës Islamike të Iranit në ceremoninë e 26 vjetorit të gjenocidit në Serbrenicë, ka thënë: “Mesazhi i Muhamed Xhavad Zarif me rastin e 26 vjetorit të kësaj tragjedie tregon vazhdimin e mbështetjeve të Iranit ndaj popullit dhe shtetit të Bosnjës dhe Hercegovinës”.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 12, 2021 10:44 Europe/Tirane
  • Republika Islamike e Iranit mbështet popullin e Bosnjës dhe Hercegovinës

I dërguar special i Republikës Islamike të Iranit në ceremoninë e 26 vjetorit të gjenocidit në Serbrenicë, ka thënë: “Mesazhi i Muhamed Xhavad Zarif me rastin e 26 vjetorit të kësaj tragjedie tregon vazhdimin e mbështetjeve të Iranit ndaj popullit dhe shtetit të Bosnjës dhe Hercegovinës”.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ebrahim Taherjan në një intervistë me agjencinë zyrtare të lajmeve të Bosnjës dhe Hercegovinës (FENA), vuri në dukje pozitën e masakrës së Serbrenicës si një çështje serioze në fushën e politikës dhe të drejtave ndërkombëtare dhe shtoi: “Serbrenica është një ngjarje e hidhur historike dhe të gjithë duhet të mësojnë nga ajo dhe nuk duhet ta harrojnë atë dhe të gjithë duhet të bëjnë përpjekje për ta shtyrë dhe bindur Bashkësinë Ndërkombëtare që të mos lejojë përsëritjen e veprimeve të tilla. Në lidhje me mohimin e masakrës së Serbrenicës, duhet thënë se mohimi i të vërtetave nuk bëhet shkak për zhdukjen e të vërtetave dhe dielli nuk mund të shuhet me re ose me mbylljen e syve. Varret e martirëve dhe viktimave dhe eshtrat e trupave të cilët po zbulohen për çdo vit dhe po rivarrosen, janë dokument dhe dëshmia më e mirë në këtë drejtim”.