Ruhani: Kemi kapacitet për pasurimin 90% të uraniumit
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit vuri në dukje historikun e miratimit të marrëveshjes bërthamore dhe deklaroi: “Industria jonë atomike ka mbetur me fuqinë e vet dhe gjatë këtyre muajve të fundit është rritur kapaciteti teknologjik”.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Hasan Ruhani në mbledhjen e qeverisë tha: “Regjimi sionist, Arabia Saudite dhe radikalet në Amerikës dhe faktorët antirevolucionar që nga fillimi kanë kundërshtuar marrëveshjen bërthamore dhe gjithnjë kanë dëshiruar që ta sabotojnë këtë marrëveshje dhe ata kanë gjetur një njeri mendjelehtë dhe e kanë bindur atë, do të thotë i kanë thënë Trump se nëse ke durim 24 orë, Irani të nesërmen do të dalë nga marrëveshja bërthamore dhe e gjithë bota do ta akuzojë Iranin dhe e gjithë përgjegjësia do të bie mbi Iranin për prishjen e marrëveshjes bërthamore. Por këto llogaritë e tyre kanë rezultuar të gabuara dhe ata nuk kanë arritur asnjë prej qëllimeve të tyre. Qëllimi kryesor i tyre ishte thyerja e sistemit të Republikës Islamike të Iranit dhe shkatërrimi i ekonomisë së Iranit, qëllime këto që nuk arritën t’i realizojnë”.
Ruhani shtoi: “Në marrëveshjen bërthamore, teknologjia e atomike e Iranit mbeti me fuqinë e vet dhe tregoi se Agjencia për Energji Atomike e Iranit me çfarë shpejtësie mund të prodhojë uranium të pasuruar 20% e pastaj edhe uraniumin e pasuruar me 60%, kështu që edhe nëse një ditë reaktorët tanë do të kenë nevojë për uranium të pasuruar me 90%, ne nuk kemi kurrfarë problemi në këto drejtim dhe në rrugën e qëllimeve paqësore mund të kryejmë çfarëdo veprimi që të dëshirojmë dhe kjo është fuqia të cilën mund ta tregojë Irani”.
Ruhani shtoi: “Ata nuk menduan se do ta bllokojnë teknologjinë atomike të Iranit, por nën hijen e rezistencës dhe qëndresës së popullit të Iranit janë shënuar suksese të mëdha, për arsye se edhe negociatat kanë nevojë për mbështetje”.