Dorëzohen 2 milion doza të vaksinës " Cov Iran Barakat"
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i111378
Një zëdhënës i Selisë Kombëtare të Koronës njoftoi dorëzimin e 2 milion dozave të vaksinës Cov Iran Barakat.
(last modified 2024-12-07T13:52:14+00:00 )
Korrik 15, 2021 20:12 Europe/Tirane
  • Dorëzohen 2 milion doza të vaksinës

Një zëdhënës i Selisë Kombëtare të Koronës njoftoi dorëzimin e 2 milion dozave të vaksinës Cov Iran Barakat.

Alireza Raisi, zëdhënës i Shtabit Kombëtar të Koronës, tha: 2 milion doza të vaksinës Cov Iran Barakat do të dorëzohen në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Edukimit Mjekësor brenda 10 ditëve të ardhshme.  Ky zëdhënës i Zyrës Kombëtare të Masave kundër virusit, njoftoi shpërndarjen e 2 milion dozave të vaksinës Cov Iran Barakat nga Ministria e Shëndetësisë. Raisi shtoi: Gjithashtu një sasi e konsiderueshme e vaksinave të huaja po hyjnë në Iran. Zëdhënësi i Selisë Kombëtare të Koronës gjithashtu tha: Janë prodhuar më shumë se një milion vaksina Cov Iran Barakat, të cilat duhet të kalojnë nëpër procesin e qëndrueshmërisë që ekziston në të gjithë botën. Pavarësisht sanksioneve dhe sabotimeve nga qeveria amerikane, ekspertët dhe shkencëtarët iranianë kanë arritur të prodhojnë dhe zhvillojnë disa lloje të vaksinave kundër virusit korona, të cilat janë vlerësuar nga bashkësia shkencore ndërkombëtare.