Korrik 17, 2021 15:25 Europe/Tirane
  • Në Universitetin e Mashhadit zhvillohet konferenca ndërkombëtare për dialog ndërkulturor

Konferenca ndërkombëtare për dialog ndërkulturor me temë kryesore gjuhën dhe letërsinë persiane ka filluar punimet sot në Universitetin e Mashhadit në Iran.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Afshin Tofhegar, shefi i zyrës së përgjithshme për çështje kulturore dhe edukim islam në Khorasanin Razavi, në këtë konferencë e cila po zhvillohet në Fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë Persiane të Universitetit të Mashhadit, ka thënë: “Konferenca ndërkombëtare për dialog ndërkulturor në provincën e Khorasanit zhvillohet në katër sektor në formë të webinarit dhe me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të vendeve të ndryshme dhe përveç vendeve persishtfolës, marrin pjesë edhe të ftuar nga dhe profesorë të njohur nga vendet e tjera. 31 personalitete të dalluara nga Irani dhe 26 personalitete të dalluara nga vendet e tjera marrin pjesë në këtë konferencë e cila do të zhvillohet gjatë katër ditëve në formë të grupeve punuese ku do të ftuarit do të flasin rreth temave gjuha dhe letërsia persiane dhe arkitektura, fetë, gnosticizmi dhe misticizmi, studimet kulturore dhe shoqërore”.

Alireza Esmaili, zv/ministri i kulturës dhe edukimit islamik të Iranit, gjithashtu në konferencën ndërkombëtare për dialog ndërkulturor, tha: “Gjuha persiane me historik të lashtë disa mijëra vjeçar dhe me një territor të gjerë të përdorimit në Iranin e madh, është gjuha e dytë e botës islame. Ky territor i gjerë gjeografik i përdorimit të gjuhës persiane të cilin e quajmë “Irani Kulturor”, konsiderohet një prej rajoneve të rëndësishme civilizuese në gjeografinë e identitetit të botës ku roli i kulturës dhe qytetërimit iranian është shumë i rëndësishëm dhe i madh në identitetin e këtij rajoni. Thesari i gjuhës dhe letërsisë persiane që është i përzier me trashëgiminë e madhe islame, është një pasuri e përbashkët mes të gjithë popujve persishtfolës”.

 

Tags