Khatibzade: Amerika po i lidh çështjet humanitare me një qëllim politik
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i111572-khatibzade_amerika_po_i_lidh_çështjet_humanitare_me_një_qëllim_politik
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit duke thënë se negociatat për shkëmbimin e të burgosurve janë zhvilluar në mënyrë të ndarë dhe paralelë me bisedimet në Vjenë, theksoi: “Ajo çfarë po bën Amerika është lidhja e çështjeve humanitare me një qëllim politikë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 19, 2021 10:06 Europe/Tirane
  • Khatibzade: Amerika po i lidh çështjet humanitare me një qëllim politik

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit duke thënë se negociatat për shkëmbimin e të burgosurve janë zhvilluar në mënyrë të ndarë dhe paralelë me bisedimet në Vjenë, theksoi: “Ajo çfarë po bën Amerika është lidhja e çështjeve humanitare me një qëllim politikë.

Sa’id Khatibzade, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, sot në mëngjes në konferencën për shtyp, ka thënë se ringjallja e marrëveshjes bërthamore është përballur me vonesë për shkak të qasjes së Amerikës dhe deklaroi: “Tani duhet të presim të instalohet të instalohet qeveria e re në Iran. Natyrisht politikat të përgjithshme të shtetit të Iranit nuk ndryshojnë dhe qeveria është vetëm zbatuese politikave të shtetit. Është e natyrshme që këto bisedime të vazhdojnë rrugën e vet. Në po atë çast kur qeveria e Amerikës të zbatojë zotimet e veta në bazë të rezolutës 2231 dhe të kthehet në marrëveshjen bërthamore dhe Irani të vërtetojë korrektësinë e këtij veprimi, Teherani do të kthehet në zbatimin e zotimeve të veta”.

Khatzibzade në lidhje me vendimin përfundimtar të Institucionit Gjyqësor të Bashkimit Evropian në lidhje me Hixhabin Islamik, ka thënë: “Vendimi që është marrë nga ana e institucionit gjyqësor evropiane, është vendim i turpshëm. Kur janë në pyetje të drejtat e njeriut dhe të drejtat e minoriteteve që lidhen me besimtarët myslimanë në Evropë, po vërejmë qartë se këto të drejta ngushtohen në maksimum. Ky vendim diskriminues dhe që ushqen diskriminimin sa më shumë, mund të bëhet shkak për shtimin dhe zgjerimin sa më të madh të islamofobisë dhe dhunës kundër myslimanëve në territorin e Evropës”.  

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit në lidhje me zhvillimet më të fundit dhe situatën në kufijtë e Iranit me Afganistanin, ka thënë: “Me saktësi kemi vendosur nën kontroll situatën dhe po vëzhgojmë me vëmendje zhvillimet. Siguria e Afganistanit është edhe siguria e jonë dhe pasiguria në këtë vend nuk është e përballueshme për ne”.

Khatibzade gjithashtu reagoi edhe ndaj hapjes së ambasadave të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe regjimit sionist, ndërsa tha: “Regjimi sionist po përballet me krizën e legjitimitetit dhe krizën e vështirë politike dhe ekonomike. Ata po mendojnë se me këto veprime mund të krijojnë legjitimitet për vete. Regjimi pushtues i Kodsit të shenjtë është një regjim që për dekada me radhë po kryen terror dhe vrasje e po krijon pasiguri, prandaj nuk mund të fitojë legjitimitet nëpërmjet kësaj rruge. Emiratet e Bashkuara Arabe duhet të mbajnë përgjegjësi për trazirat në rajon që po krijohen me praninë e regjimit sionist”.