Korrik 20, 2021 14:08 Europe/Tirane
  • Zarif bisedon me homologët e tij pakistanez, turk, omanez dhe jugafrikan

Ministri i punëve të jashtme të Iranit ka biseduar me telefon me ministrat e punëve të jashtme të Pakistanit, Turqisë, Omanit dhe Afrikës së Jugut.

Agjencia e lajmeve Iran Press njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif të martën në një bisedë telefonike me Shah Mahmud Krajshi, ministrin e punëve të jashtme të Pakistanit, pasi i ka uruar atij festën e Bajramit të Kurbanit, të dy palët kanë biseduar në lidhje me zhvillimet më të fundit në marrëdhëniet bilaterale mes të dy vendeve.

Zarif në një kontakt telefonik me Mevlyt Çavushoglu, ministrin e punëve të jashtme të Turqisë, pas shkëmbimit të mesazheve të urimit për festën e Bajramit të Kurbanit, të dy palët knë biseduar për marrëdhëniet e të dy vendeve në fusha të ndryshme.

Zarif biseda telefonike ka zhvilluar edhe me ministrat e punëve të jashtme të Omanit dhe të Afrikës së Jugut gjatë të cilave ka diskutuar marrëdhëniet bilaterale.

 

Tags