Cov Iran Barakat drejt regjistrimit në OBSH
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i111854-cov_iran_barakat_drejt_regjistrimit_në_obsh
Profesori i njohur i Institutit Pastor të Iranit ka deklaruar se vaksina iraniane Cov Iran Barakat është duke kryer procesin për regjistrim në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 25, 2021 06:39 Europe/Tirane
  • Cov Iran Barakat drejt regjistrimit në OBSH

Profesori i njohur i Institutit Pastor të Iranit ka deklaruar se vaksina iraniane Cov Iran Barakat është duke kryer procesin për regjistrim në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Asghar Abdeli, profesor në Institutin Pastor të Iranit, në një intervistë me agjencinë e lajmeve IRNA, duke thënë se po ndiqet procesi për regjistrimin e vaksinës iraniane Cov Iran Barakat në OBSH, deklaroi: “Plotësimi i këtij procesi ka pesë kapituj dhe gjatë këtij procesi duhet të paraqiten të gjitha dëshmitë dhe dokumentet shkencore, gjë që është duke u bërë. Duhet të prezantohet e gjithë rrjedha e aktivitetit dhe duhet të prezantohen të gjitha detajet në mënyrë të ndarë dhe tani jemi duke e kryer këtë proces dhe përveç prezantimit të dokumenteve shkencore, duhet të mbrojmë në mënyrë prezent dokumentet tona shkencore. Shkenca e teknologjisë së vaksinës kundër virusit Korona tani është vendore në Iran dhe me fjalë të tjera kjo shkencë dhe teknologji është iraniane dhe nëse nuk do të ekzistonte kjo e vërtetë, ne nuk do të arrinim deri në fazën e prodhimit të vaksinës dhe marrjes së lejes për përdorim urgjent. Shumica e vendeve të zhvilluar nuk dëshirojnë që një vend si Irani të arrijë deri në këtë nivel të zhvillimit, prandaj shkencëtarët dhe hulumtuesit iranianë me punën dhe përpjekjen e tyre kanë arritur këtë sukses të madh”.