Raisi: Irani e ka vërtetuar se është mik dhe partner i sigurt
Presidenti i zgjedhur i Iranit në takim me ministrin e punëve të jashtme të Katarit, ka theksuar se Irani e ka vërtetuar se është mik dhe partner i sigurt në të cilin mund të mbështeteni.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Sejed Ebrahim Raisi, presidenti i zgjedhur i Iranit, sot në takim me Shejkh Muhamed bin Abdurrahman Ale Thani, ministrin e punëve të jashtme të Katarit, duke theksuar se Irani e ka vërtetuar se është një vend mik dhe partner i sigurt në të cilin mund të mbështeteni dhe ka thënë: “Prioritet i politikës së jashtme të qeverisë së ardhshme të Iranit do të jenë vendet fqinjë”. Presidenti i zgjedhur i Iranit duke thënë se rrënjët e shfaqjes së pasigurisë në rajon duhet kërkuar jashtë rajonit, shtoi: “Rrugëzgjidhja e vetme për vendosjen e sigurisë së qëndrueshme dhe stabilitetit rajonal është bashkëpunimi i vendeve të rajonit në bazë të mirëbesimit reciprok politik dhe mohimit të ndërhyrjes së faktorëve të huaj në rajon”.
Ministri i punëve të jashtme të Katarit në këtë takim duke uruar fitoren e Ebrahim Raisi në zgjedhjet presidenciale të Iranit dhe pasi i dorëzoi përshëndetjen e emirit të Katarit atij, tha: “Katari synon bashkëpunim për forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe forcimin e përpjekjeve për të garantuar sigurinë e rajonit duke bashkëpunuar me Republikën Islamike të Iranit”.