Irani fillon projektin e teknologjive të izotopeve “Kimia”
Ndërtimi i një varg laboratorësh për hulumtim dhe prodhim të izotopeve me emrin Projekti Kimia, ka filluar gjatë vizite të shefit të Agjencisë për Energji Atomike të Iranit në kompleksin atomik “Khandab” në provincën Arak, në qendër të Iranit.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ali Akbar Salehi në ceremoninë e fillimit të ndërtimit të këtij projekti hulumtues-prodhues i cili është një vend ku do të mblidhen elitat shkencore të Iranit, vuri në dukje ndarjen e buxhetit për ndërtimin e këtij projekti nga burimet financiare të qendrës atomike të ujit të rëndë “Khandab”, u shpreh optimist se në tre-katër vitet e ardhshme, produktet e rëndësishme të kësaj fushe do të arrijnë në nivelin e prodhimit me shumicë.
Ali Akbar Salehi shtoi: “Ky projekt i madh përfshinë aktivitetet shkencore, hulumtuese dhe prodhuese në sferën e teknologjisë të familjes së Agjencisë për Energji Atomike të Iranit dhe sektorit shëndetësor që lidhen me teknologjinë atomike”. Salehi vuri në dukje disa projekte të mëdha të Agjencisë për Energji Atomike të Iranit si qendrën kombëtare të joneve kurues dhe prodhimin e radiomedikamenteve dhe tha: “Qendrat shkencore që krijohen në Iran, duhet të jenë shëmbëlltyrë. Ky projekt mbledh në vete me qindra shkencëtar elitë të Iranit dhe ky vend do të shndërrohet në një qendër e novacionit dhe shpikjes. Ata qëndrojnë në këtë vend dhe luajnë rolin e vet në zhvillimin e vendit”.