Mundësi iranian kualifikohet në ndeshjen për vend të tretë
Emin Mirzazade përfaqësuesi i Iranit në peshën 130 kg në mundje sot me fitoren përball kundërshtarit nga Rumania, është kualifikuar për ndeshjen për vendin e tretë në Lojërat Olimpike Tokip 2020.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se dita e dytë e ndeshjeve të mundjes në Lojërat Olimpike ka filluar sot në Tokio. Në peshën 130 kg, Emin Mirzazade ka mundur përfaqësuesin e Koresë Jugore me rezultat 6-0. Ai në ndeshjen e dytë është përballur me kundërshtarin nga Kuba që pësoi humbje me rezultat 0-8. Mirëpo duke marrë parasysh faktin se përfaqësuesi i Kubës fitoi ndeshjen e tij edhe kundër përfaqësuesit të Turqisë dhe u kualifikua për ndeshjen finale, Emin Mirzazade u pozicionua në tabelën e një rasti tjetër. Përfaqësuesi i Iranit në tabelën e një rasti tjetër ka munduar përfaqësuesin e Rumanisë me rezultat 5-1 dhe u kualifikua për ndeshjen e vendit të tretë. Ai do të përballet me përfaqësuesin e Turqisë për të fituar medaljen e bronzit në peshën 130 kg.