Muhamedreza Geraji shkon në finale të mundjes në Lojërat Olimpike
Gusht 03, 2021 16:10 Europe/Tirane
Përfaqësuesi i pestë dhe i fundit i Iranit në mundje në Lojërat Olimpike Tokio 2020 ka fituar përball kundërshtarit të tij nga Gjeorgjia dhe është kualifikuar për ndeshjen finale të këtyre garave.
Në vazhdim të garave në mundje në Lojërat Olimpike Tokio 2020, mundësi iranian Muhamedreza Geraji në peshën 67 kg, sot në ndeshjen e gjysmëfinales ka fituar me rezultatin 6-1 përball përfaqësuesit të Gjeorgjisë dhe është kualifikuar për në ndeshjen finale të mundjes në Lojërat Olimpike.
Muhamedreza Geraji para kësaj ndeshje, ka fituar përball përfaqësuesit të Kolumbisë me rezultat 8-0 dhe përball përfaqësuesit të Gjermanisë.
Tags