Kalibaf: Humbja e ISIS ishte rezultat i mobilizimit të popullit irakian
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i112466-kalibaf_humbja_e_isis_ishte_rezultat_i_mobilizimit_të_popullit_irakian
Kryetari i Asamblesë Konsultative Islamike të Iranit theksoi se humbja e ISIS ishte rezultat i përpjekjeve të mobilizimit të popullit irakian.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 08, 2021 08:22 Europe/Tirane
  • Kalibaf: Humbja e ISIS ishte rezultat i mobilizimit të popullit irakian

Kryetari i Asamblesë Konsultative Islamike të Iranit theksoi se humbja e ISIS ishte rezultat i përpjekjeve të mobilizimit të popullit irakian.

Sipas agjencisë së lajmeve Khane Mellat (parlamenti), "Muhamed Bager Kalibaf", kryetari i Asamblesë Konsultative Islamike të Iranit, në një takim me "Faleh Al-Fayyaz", kreu i lëvizjes Mobilizimi popullor irakian "Hashad al-Shaabi" tha:  Humbja e ISIS-it në Irak ishte rezultat i luftës së Forcave të Mobilizimit të Popullit irakian dhe guximit të palodhur të dëshmorëve Kasem Sulejmani dhe Abu Mahdi al-Mohandes. Al-Fayyaz gjithashtu vlerësoi mbështetjen e Republikës Islamike të Iranit dhe i uroi suksese qeverisë dhe Asamblesë Konsultative Islamike të Iranit. Gjatë takimit, të dy palët diskutuan mbi zhvillimet e fundit në Irak dhe rajon dhe vunë në dukje rolin pozitiv të forcave popullore Hashad al-Shaabi në sigurimin e Irakut. Kryetari i Asamblesë Konsultative Islamike të Iranit dhe Kryetari i Mobilizimit Popullor irakian në këtë takim përkujtuan trimërinë e dëshmorit Haj Kasem Sulejmani dhe dëshmorit Abu Mahdi Al-Mohandes.