Republika Islamike e Iranit e shqetësuar nga intensifikimi i dhunës në Afganistan
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i112768-republika_islamike_e_iranit_e_shqetësuar_nga_intensifikimi_i_dhunës_në_afganistan
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka deklaruar se Republika Islamike e Iranit është e shqetësuar nga intensifikimi i dhunës në Afganistan dhe ka kërkuar që t’i kushtohet më shumë vëmendje mbrojtjes së jetës së njerëzve të pafajshëm dhe popullatës civile në rrethanat aktuale.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 13, 2021 10:18 Europe/Tirane
  • Republika Islamike e Iranit e shqetësuar nga intensifikimi i dhunës në Afganistan

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka deklaruar se Republika Islamike e Iranit është e shqetësuar nga intensifikimi i dhunës në Afganistan dhe ka kërkuar që t’i kushtohet më shumë vëmendje mbrojtjes së jetës së njerëzve të pafajshëm dhe popullatës civile në rrethanat aktuale.

Sa’id Khatibzade, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, ditën e premte në lidhje me lajmet se forcat talebane kanë marrë nën kontroll qytetin Herat të Afganistanit, ka thënë: “Duhet tregohet vëmendje serioze për garantimin e sigurisë dhe shëndetit të plotë të diplomatëve dhe vendeve diplomatike. Ne jemi në kontakte të vazhdueshme me konsullatën e Republikës Islamike të Iranit në Herat të Afganistanit dhe jemi duke përcjell me vëmendje situatën e shëndetit të punonjësve në konsullatën e Iranit në këtë qytet”.

Sipas burimeve informative, të mërkurën pasdite qyteti Herat ka rënë në duart e forcave talebane.