Shamkhani:  Ne vazhdojmë të mbështesim popullin e Afganistanit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i112916-shamkhani_ne_vazhdojmë_të_mbështesim_popullin_e_afganistanit
Sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit tha: Ashtu si në 40 vitet e fundit, ne mbështesim popullin e Afganistanit dhe vullnetin e këtij populli.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 16, 2021 09:11 Europe/Tirane
  • Shamkhani:  Ne vazhdojmë të mbështesim popullin e Afganistanit

Sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit tha: Ashtu si në 40 vitet e fundit, ne mbështesim popullin e Afganistanit dhe vullnetin e këtij populli.

Sipas Agjencisë së Lajmeve të Radios IRIB; Ali Shamkhani në faqen e tij personale në hapësirën kibernetike shkroi: Gjatë vizitës sime në Kabul në Dhjetor 2018, pata një takim sfidues me Presidentin e Afganistanit. Ai shtoi: Sot, deklaratat pikëlluese të Ministrit të Mbrojtjes së këtij  vendi përkthejnë efektet e pushtimit 20-vjeçar të Afganistanit nga Shtetet e Bashkuara dhe thellësinë e ndikimit të Uashingtonit në qeveri. Shamkhani sqaroi: Ashtu si në 40 vitet e fundit, ne mbështesim popullin e Afganistanit dhe vullnetin e tij.