Gusht 16, 2021 14:08 Europe/Tirane
  • Zarif bisedon me përfaqësuesin e Kinës për çështje të Afganistanit

Ministri i punëve të jashtme të Iranit është takuar me përfaqësuesin special të Kinës për çështje të Afganistanit me të cilin ka biseduar në lidhje me zhvillimet në Afganistan.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, të hënën në Teheran ka pritur në një takim Jushjao Jung, përfaqësuesin special të Kinës, me të cilin kanë diskutuar situatën më të fundit në Afganistan.

Njëkohësisht me rënien e Kabulit në duar të forcave të grupit Taleban dhe shtimit të shqetësimeve për situatën e Afganistanit, janë shtuar edhe lëvizjet dhe kontaktet diplomatike të vendeve të ndryshme për të parandaluar shtimin e pasigurisë dhe për të zgjidhur sa më shpejtë krizën e krijuar në këtë vend.

Republika Islamike të Iranit në periudha të ndryshme ka theksuar nevojën për zhvillimin e dialogut mes grupeve afgane për të zgjidhur krizën e këtij vendi dhe gjatë javëve të fundit është organizuar edhe një takim në Teheran me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të qeverisë afgane dhe grupit militant Taleban.

Tags