Mbërritja e Tasuas husejniane, Iran në zi dhe vajtim
(last modified Wed, 18 Aug 2021 07:14:43 GMT )
Gusht 18, 2021 09:14 Europe/Tirane
  • Mbërritja e Tasuas husejniane, Iran në zi dhe vajtim

Në natën e Tasuas huseinaine, i gjithë Irani islamik është zhytur në zi.

Dita e sotme, e mërkurë 10 Muharrem 1443 h.k. që përkon me 19 gushtin e 2021, është dita e Tasuas husejniane. Zi mbajtësit huseinienë në mbarë Iranin  gjatë natës së Tasuas dhe gjatë ditës së sotme, tubohen në qendrat kryesore fetare e veçanërisht në qytetet e shenjta Kom dhe Mashhad, ku organizojnë ceremoni të ndryshme fetare, duke mbajtur zi për martirizimin e hz. Abas Ali, vëllait të dashur të Imam Husejnit as, imami i tretë i myslimanëve shiitë të botës. Myslimanët shiitë në mbarë botën gjatë Tasuas dhe Ashurasë husejniane, organizojnë ceremoni zie duke shprehur dashurinë dhe besnikërinë e tyre ndaj prijësit të dëshmorëve Imam Huseinit (as) dhe shokëve të tij besnikë. Me kalimin e shekujve, tragjedia e Qerbelasë dhe martirizimi i Imam Huseinit (as) dhe i shokëve të tij besnikë, jo vetëm që nuk është harruar dhe nuk ka humbur rëndësinë, por mesazhi i Ashurasë është bërë më i gjerë dhe më aktual se kurrë. Dita e dhjetë e muajit Muharrem, është përvjetori i martirizimit të Imam Huseinit  (as), i cili u martirizua në Qerbela në vitin 61 h.k. Me rastin e Tasuas dhe Ashurasë huseiniene, RTV i RII u shpreh ngushëllime të sinqerta të gjithë myslimanëve dhe njerëzve liridashës e drejtësidashës të botës.

Tags