Ashurja e imam Huseinit(as) dhe ngushëllime për martirizimin e tij
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i113044-ashurja_e_imam_huseinit(as)_dhe_ngushëllime_për_martirizimin_e_tij
Sot më 28 Mordad që përkon me 10 Muharrem 1443 h.k dhe me 19 gushtin e vitit 2021, është dita e Ashurasë husejniane.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 19, 2021 07:55 Europe/Tirane
  • Ashurja e imam Huseinit(as) dhe ngushëllime për martirizimin e tij

Sot më 28 Mordad që përkon me 10 Muharrem 1443 h.k dhe me 19 gushtin e vitit 2021, është dita e Ashurasë husejniane.

10 Muharremi sipas kalendarit hixhri kameri është përvjetori i martirizimit të Imam Huseinit (a.s.), imamit të tretë të myslimanëve shiitë të botës. Dita e Ashurasë për besimtarët myslimanë është përvjetori i kryengritjes së Imam Huseinit (a.s.) që ndodhi në vitin 61 hixhri kameri ku Imam Husejni (a.s.) së bashku me 72 shokët e tij besnikë u martirizuan nga ushtria e Jezidit. Besimtarët myslimanë në Iranin Islamik në ditën e Ashurasë duke marrë pjesë në ceremonitë e organizuara në xhami dhe në vendet e tjera fetare, mbajnë zi për martirizimin e Imam Husejnit (a.s.). Qëllimi i kryengritjes së Imam Huseinit (a.s.) ishte korrigjimi i shtrembërimeve që ishin bërë në fenë Islam, prandaj me këtë rast këndohen lutje dhe organizohet ceremonia e faljes së namazit të drekës me pjesëmarrjen e miliona besimtarëve. RTV i RII me rastin e ditës së martirizimit të Imam Huseinit (as), u shpreh ngushëllime të sinqerta të gjithë myslimanëve dhe njerëzve liridashës e drejtësidashës të botës.