19 Gushti, përvjetori i grushtit të shtetit amerikan në Iran
(last modified Thu, 19 Aug 2021 17:58:16 GMT )
Gusht 19, 2021 19:58 Europe/Tirane
  • 19 Gushti, përvjetori i grushtit të shtetit amerikan në Iran

Sot (e enjte) 19 gusht 2021, përkon me përvjetorin e grushtit të shtetit amerikan kundër qeverisë demokratike të Iranit në vitin 1953.

Më 19 gusht 1953, një numër i forcave të regjimit shtypës monarkist, me bashkëpunimin e Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë, rrëzuan qeverinë e kryeministrit të atëhershëm Muhamed Mosadegh dhe ri-kurorëzuan Muhamed Reza Pahlavi  si Shah të Iranit. Grushti shteti amerikano-britanik i gushtit 1953, i cili çoi në rënien e qeverisë legjitime të Iranit në atë kohë, përkujton një periudhë kritike në historinë politike të Iranit para fitores së Revolucionit Islamik. Grushti i shtetit i 19 gushtit, që ishte pjesë e një serie ndërhyrjesh amerikano-britanike në Iran gjatë fitores së lëvizjes për kombëtarizimin e industrisë iraniane të naftës, ndodhi në një kohë kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në lidhje me kontratat e naftës mes Iranit dhe Britanisë, kishte vendosur në favor të Iranit. Vitet e fundit, dokumente të reja janë shfaqur në lidhje me ndërhyrjen e huaj në grushtin e shtetit të 19 gushtit, dhe disa zyrtarë amerikanë madje kanë pranuar rolin e drejtpërdrejtë të SHBA dhe Britanisë në këtë grusht shteti.

 

Tags