Ministrit të Jashtëm Japonez mbërrin në Teheran
(last modified Sun, 22 Aug 2021 06:20:23 GMT )
Gusht 22, 2021 08:20 Europe/Tirane
  • Ministrit të Jashtëm Japonez mbërrin në Teheran

Ministri i Jashtëm japonez Toshimitsu Motegi të shtunën në mbrëmje mbërriti në Teheran për t'u takuar me zyrtarët e Republikës Islamike të Iranit.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Fars, Ambasada Japoneze në Iran njoftoi në Twitter se Motegi kishte mbërritur në Teheran, duke vënë në dukje se Ministri i Jashtëm japonez do të zhvillonte bisedime me zyrtarët iranianë për marrëdhëniet dypalëshe, çështjet e Azisë Perëndimore dhe çështje të tjera. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Saeed Khatibzadeh kishte njoftuar më parë se Ministri i Jashtëm japonez do të bënte një vizitë dy-ditore në Republikën Islamike të Iranit me ftesë të Ministrit të Jashtëm të Republikës Islamike të Iranit, Muhamed Javad Zarif. Ky zëdhënës i Ministrisë së Jashtme iraniane tha: Marrëdhëniet Iran-Japoni kanë qenë gjithmonë të rëndësishme si dy fuqi të rëndësishme në Azinë Perëndimore dhe Lindore dhe të dy vendet kanë gëzuar marrëdhënie miqësore në 90 vitet e marrëdhënieve diplomatike, bazuar në interesat e përbashkëta, ndërsa tani konsultime mbi çështjet dypalëshe dhe shumëpalëshe janë në nivelet më të larta midis dy vendeve. Përveç homologut të tij iranian, ministri i jashtëm japonez do të takohet me zyrtarë të tjerë të lartë iranianë.

Tags