Takimi dhe konsultimi i Ministrit të Jashtëm iranian me Presidentin e Irakut
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i113482-takimi_dhe_konsultimi_i_ministrit_të_jashtëm_iranian_me_presidentin_e_irakut
Ministri i Jashtëm iranian u takua me Presidentin e Irakut, në margjinat e një takimi rajonal në mbështetje të Irakut.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 29, 2021 03:48 Europe/Tirane
  • Takimi dhe konsultimi i Ministrit të Jashtëm iranian me Presidentin e Irakut

Ministri i Jashtëm iranian u takua me Presidentin e Irakut, në margjinat e një takimi rajonal në mbështetje të Irakut.

Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amir Abdulahian u takua me Presidentin Barham Saleh në margjinat e një takimi rajonal në Bagdad që kishte si objektiv mbështetjen e Irakut. Amir Abdulahian, ndërsa i dha një letër nga presidenti i Iranit "Seyyed Ibrahim Raisi" dhe pasi e uroi presidentin Saleh për mbajtjen e suksesshme të takimit në Bagdad, theksoi mbështetjen e Republikës Islamike të Iranit për pavarësinë, sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial të Irakut. Në këtë takim, Presidenti i Irakut, Barham Saleh, falënderoi delegacionin e Republikës Islamike të Iranit për pjesëmarrjen në takimin rajonal në mbështetje të Irakut dhe vizitën e parë të jashtme të Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit në Iraku e vlerësoi dhe konsideroi si tepër të rëndësishme. Zhvillimet në rajon, bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar midis vendeve të rajonit dhe nevoja për të zgjeruar marrëdhëniet ekonomike midis dy vendeve ishin tema të tjera të diskutuara midis Ministrit të Jashtëm iranian dhe Presidentit të Irakut në këtë takim.  Gjatë vizitës së tij në Irak, ministri i jashtëm iranian Amir Abdulahian u takua gjithashtu me kryeministrin Mustafa al-Kadhimi dhe kryetarin e parlamentit irakian Mohammad al-Halbousi.