Medalja e tretë e Iranit në lojërat Paraolimpike Tokio 2020
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i113506-medalja_e_tretë_e_iranit_në_lojërat_paraolimpike_tokio_2020
Muhamed Reza Khairollahzadeh, xhudisti iranian në peshën 100+ kg, të Dielën fitoi medaljen e artë në klasin B2 në finalen e lojërave Paraolimpike të Tokios, duke mposhtur kundërshtarin e tij gjeorgjian Chikovidze .
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Gusht 29, 2021 20:07 Europe/Tirane
  • Medalja e tretë e Iranit në lojërat Paraolimpike Tokio 2020

Muhamed Reza Khairollahzadeh, xhudisti iranian në peshën 100+ kg, të Dielën fitoi medaljen e artë në klasin B2 në finalen e lojërave Paraolimpike të Tokios, duke mposhtur kundërshtarin e tij gjeorgjian Chikovidze .

Kjo është medalja e tretë e artë e karvanit paraolimpik iranian në ditën e katërt të lojërave Paraolimpike të Tokios. Xhudisti i verbër iranian, Vahid Nuri, arriti të fitojë medalje të artë. Nuri doli i pari në peshën 90 kg për meshkuj pasi mposhti fuqishëm rivalin e tij britanik. Në rekordin e tij Vahid Nuri gjithashtu ka një medalje të artë Lojërat Aziatike 2018 në Xhakarta, Indonezi. Më parë, atleti iranian, Ruhollah Rustami, fitoi medaljen e parë të artë të Iranit në peshëngritje në Paraolimpiadën e Tokios 2020. Në Lojërat Paralimpike Rio 2016 të mbajtura në Brazil, atletët iranianë mundën të fitojnë disa medalje shumëngjyrëshe duke përfshirë tetë ari, nëntë argjendi dhe shtatë bronzi.