Dy medalje ari për femrat iraniane në Paraolimpikun e Tokios
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i113566-dy_medalje_ari_për_femrat_iraniane_në_paraolimpikun_e_tokios
Femrat iraniane fituan medaljet e gjashta dhe të shtata të arit të kolonës iraniane në paraolimpikun e Tokios në hedhjen dhe gjuajtjen e shtizës.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Gusht 31, 2021 07:49 Europe/Tirane
  • Dy medalje ari për femrat iraniane në Paraolimpikun e Tokios

Femrat iraniane fituan medaljet e gjashta dhe të shtata të arit të kolonës iraniane në paraolimpikun e Tokios në hedhjen dhe gjuajtjen e shtizës.

Sipas Klubit të Gazetarëve të Rinj, "Hashemieh Motaghian", një sportiste iraniane, fitoi medaljen e parë të artë të femrave iraniane dhe medaljen e gjashtë të kolonës iraniane në hedhjen e shtizës së grave në Lojërat Paraolimpike të Tokios. Ajo fitoi në kategorinë F56 me një rekord prej 24.50 dhe fitoi medaljen e parë të artë të femrave iraniane në këtë garë. Sara Javanmardi, një tjetër sportiste iraniane, gjithashtu fitoi një medalje të artë në paraolimpikun e Tokios në finalen e gjuajtjes me pistoletë ajri në distancën 10 metra duke vendosur një rekord të ri për Paraolimpikun. Ajo gjithashtu fitoi dy medalje ari sezonin e kaluar në Rio. Medalja e  shtatë e arit për Iranin  u fitua nga Javanmardi ndërsa Mehdi Olad në peshëngritje, Vahid Nouri në xhudo, Ruhollah Rostami në peshëngritje, Muhamed Reza Khairollahzadeh në xhudo dhe Amir Khosravani në kërcim për së gjati gjithashtu kanë fituar medalje ari.