Kualifikimet e Kupës së Botës; Kombëtarja iraniane fiton përballë Sirisë
Ekipi kombëtar i futbollit iranian fitoi ndeshjen e parë në raundin kualifikues të Kupës së Botës 2022 kundër Sirisë.
Sipas IRNA, ekipi kombëtar iranian i futbollit në ndeshjen e parë të raundit kualifikues të Kupës së Botës 2022 në Katar që u mbajt në orën 20:30 të së enjtes, në stadiumin Azadi në Teheran, luajti kundër kombëtares siriane, ndeshje e cila përfundoi me një fitore 1-0 për Iranin. Goli i vetëm i Iranit në këtë ndeshje u shënua nga "Alireza Jahanbakhsh" në minutën e 57 -të. Me këtë fitore, ekipi kombëtar iranian u bë lideri i Grupit A në raundin kualifikues të Kupës së Botës 2022 në Azi. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, ekipet kombëtare të futbollit të Koresë së Jugut dhe Irakut u ndeshën dje dhe në fund, të dy ekipet përfunduan ndeshjen me një barazim pa gola. Ndeshja e tretë e këtij grupi mes skuadrave të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Libanit filloi në orën 21:15 me kohën e Teheranit. Ekipi kombëtar i futbollit iranian në Grupin A është me Korenë e Jugut, Irakun, Emiratet e Bashkuara Arabe, Sirinë dhe Libanin. Ekipi kombëtar i futbollit i Republikës Islamike të Iranit të Shtunën e javës së ardhshme në Doha të Katarit, do të përballet me Irakun në ndeshjen e tij të radhës në këtë fazë.