Udhëheqësi i Hamasit vlerëson mbështetjen e Iranit për popullin palestinez
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i113770-udhëheqësi_i_hamasit_vlerëson_mbështetjen_e_iranit_për_popullin_palestinez
Kryetari i byrosë politike të lëvizjes së rezistencës palestineze Hamas ka falënderuar Republikën Islamike të Iranit për mbështetjen e popullit palestinez dhe të grupeve të rezistencës.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shtator 04, 2021 20:48 Europe/Tirane
  • Udhëheqësi i Hamasit vlerëson mbështetjen e Iranit për popullin palestinez

Kryetari i byrosë politike të lëvizjes së rezistencës palestineze Hamas ka falënderuar Republikën Islamike të Iranit për mbështetjen e popullit palestinez dhe të grupeve të rezistencës.

Ismail Hanijeh në një telefonatë me ministrin e ri të jashtëm të Iranit, përgëzoi Husein Amir-Abdollahian për emërimin e tij në këtë post dhe shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e Iranit për çështjen palestineze. Nga ana e tij, ministri i jashtëm iranian përshëndeti rezistencën e burrave dhe grave palestineze kundër regjimit pushtues në Tel Aviv, në veçanti rezistencën e tyre gjatë bombardimeve të pamëshirshme të regjimit sionist ndaj Rripit të Gazës në luftën 11-ditore në maj. Ai nënvizoi rezistencën si opsionin e vetëm në dispozicion të popullit palestinez për të çliruar tokën e tij të pushtuar. "Republika Islamike e Iranit, ashtu si në të kaluarën, mbështet luftën e popullit palestinez për çlirimin e të gjitha territoreve dhe formimin e një shteti të pavarur palestinez në të gjithë territorin historik palestinez me kryeqytet Kudsin e Shenjtë," tha Amir- Abdollahian. Ai gjithashtu denoncoi mizoritë e vazhdueshme të kryera nga Izraeli kundër grave dhe fëmijëve palestinezë dhe shprehu mbështetjen e Teheranit për zgjidhjen politike me mbajtjen e një referendumi për të vendosur fatin e banorëve të vërtetë të Palestinës.