Gjeneral Kaani paralajmëron për komplotin amerikan për të vënë Iranin kundër sunitëve
Komandanti i Forcave Kuds të Gardës së Revolucionit Islamik (IRGC) ka paralajmëruar për një komplot amerikan për të vënë Iranin me shumicë shi'ite kundër myslimanëve sunitë, duke theksuar nevojën për një zgjidhje paqësore të krizës në Afganistanin fqinj me pjesëmarrjen e grupeve të ndryshme në këtë vend.
Gjeneral brigade Ismail Kaani të martën mori pjesë në një sesion me dyer të mbyllura në Parlamentin iranian mbi situatën në Afganistan, i cili ka vuajtur nga një vakum i pushtetit që nga rënia e qeverisë së Kabulit dhe marrja e pushtetit nga grupi militant taleban. Ai theksoi se SHBA tani po komploton për ta vënë Iranin kundër myslimanëve sunitë në botë dhe prandaj Republika Islamike duhet të parandalojë amerikanët nga arritja e këtij qëllimi dhe të ruajë sigurinë e vet. "Republika Islamike është plotësisht e vetëdijshme për zhvillimet në Afganistan, dhe Irani, përveç gatishmërisë për t'u përballur me çdo incident, kërkon përmbushjen e interesave të kombeve iranian dhe afgan", tha Gjeneral brigade Ismail Kaani duke shtuar: "Njerëzit e Afganistanit, përfshirë myslimanët shi'itë afganë, janë të rëndësishëm për Iranin dhe se Teherani donte një qeveri gjithëpërfshirëse në Kabul me pjesëmarrjen e grupeve të ndryshme politike dhe etnike". Komandanti i Forcave Kuds të Gardës së Revolucionit Islamik theksoi se Republika Islamike "nuk është e befasuar" nga zhvillimet dramatike në Afganistan dhe "është në kontakt" me talebanët. Sipas tij, interesi kryesor i Iranit në Afganistan është të "garantojë sigurinë dhe të drejtat" e vetë afganëve, duke mos lejuar që të cenohet siguria në kufijtë e tij me Afganistanin.