Katar 2022, Irani mposht rivalin e tij Irakun 3-0
Irani ka vazhduar rrugëtimin e tij të përsosur në fazën e 3-të të ndeshjeve kualifikuese në Azi për kampionatin botëror të futbollit Katar-2022 pasi mposhti rivalët e tyre të mëdhenj, Irakun 3-0 në një ndeshje të Grupit A në Doha.
Ekipit kombëtar iranian iu deshën vetëm dy minuta për të kaluar në epërsi, kur kapiteni Ali-Reza Jahanbakhsh shënoi me një goditje me kokë pas një krosimi nga Mehdi Taremi. Irani dyfishoi epërsinë në minutën e 70 -të, pasi sulmuesi i Portos Mehdi Taremi shënoi nga një kënd i ngushtë pasi mori një pasim të bukur të gjatë nga Sardar Azmun. Ali Gholizade vendosi qershinë mbi tortë në momentet e fundit të ndeshjes, me një goditje të saktë nga distanca e afërt ndërsa Irani arkëtoi tre pikët duke kryesuar grupin A me 6 pikë. Në ndeshjen e radhës Irani do të takohet me Emiratet e Bashkuara Arabe më 7 tetor.