Kampionati botëror i Futsalit: Iran-SHBA  4:2
(last modified Sat, 18 Sep 2021 05:57:33 GMT )
Shtator 18, 2021 07:57 Europe/Tirane
  • Kampionati botëror i Futsalit: Iran-SHBA  4:2

Ekipi kombëtar iranian i futsalit kaloi në fazën eliminatore  të Kupës së Botës 2021 në Lituani, duke mposhtur Shtetet e Bashkuara.

Sipas agjencisë IRNA, ekipi kombëtar iranian i futsallit, i cili është në Grupin F të Kupës së Botës, të premten në ndeshjen e tij të dytë në fazën e grupeve luajti kundër Shteteve të Bashkuara dhe në fund ishte në gjendje të fitonte me rezultatin 4-2 dhe të përparojë në fazën eliminatore të këtij turneu. Me këtë fitore, skuadra iraniane fitoi 6 pikë pasi në ndeshjen e tyre të parë në Kupën e Botës, futsalistët iranianë ishin në gjendje të mposhtnin edhe Serbinë me rezultatin 3-2.  Ekipi kombëtar i futbollit iranian në ndeshjen e tij të fundit në fazën e grupeve të Kupës së Botës do të përballet me Argjentinën, kampionen e turneut të mëparshëm, të hënën në orën 21:30 sipas kohës së Teheranit.

 

Tags