Kampionati botëror i Futsalit: Iran-SHBA 4:2
Ekipi kombëtar iranian i futsalit kaloi në fazën eliminatore të Kupës së Botës 2021 në Lituani, duke mposhtur Shtetet e Bashkuara.
Sipas agjencisë IRNA, ekipi kombëtar iranian i futsallit, i cili është në Grupin F të Kupës së Botës, të premten në ndeshjen e tij të dytë në fazën e grupeve luajti kundër Shteteve të Bashkuara dhe në fund ishte në gjendje të fitonte me rezultatin 4-2 dhe të përparojë në fazën eliminatore të këtij turneu. Me këtë fitore, skuadra iraniane fitoi 6 pikë pasi në ndeshjen e tyre të parë në Kupën e Botës, futsalistët iranianë ishin në gjendje të mposhtnin edhe Serbinë me rezultatin 3-2. Ekipi kombëtar i futbollit iranian në ndeshjen e tij të fundit në fazën e grupeve të Kupës së Botës do të përballet me Argjentinën, kampionen e turneut të mëparshëm, të hënën në orën 21:30 sipas kohës së Teheranit.