Gjeneral Bagheri: Nuk do të formohet bota me një bllok
Shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Iranit deklaroi se ikja poshtëruese e Amerikës nga Afganistani ka treguar se nuk do të formohet bota me një bllok.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se gjeneral Muhamed Bagheri, shefi i shtabit të përgjithshëm i forcave të armatosura të Iranit, ditën e hënë gjatë një ceremonie në qendrën e mbrojtjes kombëtare dhe hulumtimeve strategjike, deklaroi: “Amerika në këto 30 vite ka pretenduar një botë me një bllok, mirëpo realiteti tregoi diçka tjetër dhe bota islame gjithashtu ka krijuar një realitet pikërisht në kundërshtim me pretendimin e Amerikës. Ajo çfarë ka ndodhur në Afganistan, duhet të jetë shembull para vendeve të rajonit që pa marrë parasysh qasjet e rajonit, nuk mund të kemi stabilitet, qetësi dhe fuqi të atyre vendeve”.
Shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Iranit tha: “Afganistani me qeverinë e varur nga perëndimi e cila nuk kishte mbështetje te populli dhe vetëm duke i besuar Amerikës dhe duke bërë intriga për të gjitha bashkëpunimet dhe qasjet rajonale dhe vendet fqinjë, është zhytur në këtë situatë dhe e gjithë ushtria dhe sovraniteti i këtij vendi u përmbys brenda 11 ditëve dhe të gjithë ata ikën të poshtëruar”.