Ministri i Jashtëm iranian takohet me kreun e UNHCR
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i114370-ministri_i_jashtëm_iranian_takohet_me_kreun_e_unhcr
Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian, të martën në një takim me Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, Filippo Grandi, u bëri thirrje organizatave ndërkombëtare që të jenë më aktive në trajtimin e situatës humanitare në Afganistan.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shtator 21, 2021 07:14 Europe/Tirane
  • Ministri i Jashtëm iranian takohet me kreun e UNHCR

Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian, të martën në një takim me Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, Filippo Grandi, u bëri thirrje organizatave ndërkombëtare që të jenë më aktive në trajtimin e situatës humanitare në Afganistan.

Në takim, të dy palët shqyrtuan marrëdhëniet midis Iranit dhe UNHCR-së dhe theksuan zgjerimin e lidhjeve ndërmjet dy palëve. Duke folur mbi zhvendosjen e njerëzve në Afganistan dhe strehimin e tyre në vendet fqinje, Amir-Abdollahian tha se Irani ka pritur refugjatë afganë për më shumë se katër dekada dhe është përpjekur të bëjë më të mirën pavarësisht sanksioneve dhe pandemisë së koronavirusit. Është e domosdoshme që organizatat ndërkombëtare të jenë më aktive në kryerjen e detyrave të tyre në lidhje me Afganistanin, në mënyrë që të parandalojnë zhvendosje edhe më të mëdha, shtoi ai. Komisioneri i Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, Filippo Grandi, vlerësoi Iranin për mikpritjen e tij bujare ndaj refugjatëve afganë dhe dha një raport mbi situatën e të drejtave të njeriut në Afganistan dhe mbi udhëtimin e tij në këtë vend. Grandi shpjegoi gjithashtu planet e UNHCR -së në këtë drejtim dhe theksoi angazhimin e tij për të adresuar situatën e të zhvendosurve nga Afganistani. Ministri i Jashtëm iranian Amir-Abdollahian mbërriti në Nju Jork të hënën për të marrë pjesë në sesionin vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Ai përveç pjesëmarrjes në këtë  samit, do të ketë rreth 50 takime dypalëshe.