Marrëveshja bërthamore dhe marrëdhëniet bilaterale, temë bisedimeve Iranit dhe Gjermanisë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i114380-marrëveshja_bërthamore_dhe_marrëdhëniet_bilaterale_temë_bisedimeve_iranit_dhe_gjermanisë
Shefi i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit dhe ministri këshilltar për çështje ekonomike dhe energji i Gjermanisë janë takuar në Vjenë të Austrisë dhe kanë biseduar për marrëdhëniet bilaterale dhe zhvillimet më të fundit në lidhje me marrëveshjen bërthamore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 21, 2021 09:06 Europe/Tirane
  • Marrëveshja bërthamore dhe marrëdhëniet bilaterale, temë bisedimeve Iranit dhe Gjermanisë

Shefi i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit dhe ministri këshilltar për çështje ekonomike dhe energji i Gjermanisë janë takuar në Vjenë të Austrisë dhe kanë biseduar për marrëdhëniet bilaterale dhe zhvillimet më të fundit në lidhje me marrëveshjen bërthamore.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Muhamed Islami, shefi i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit i cili po qëndron në Vjenë të Austrisë për të marrë pjesë në sesionin e 65-të të asamblesë së përgjithshme të ANEA-s, ditën e martë është takuar me ministrin këshilltar për çështje ekonomike dhe energji të Gjermanisë.

Kazem Gharibabadi, ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Iranit pranë organizatave ndërkombëtare me seli në Vjenë të Austrisë, sot me anë të një mesazhi në Twitter, ka njoftuar për takimin e zhvilluar mes Muhamed Islami dhe Andrias Fish gjatë punimeve të mbledhjes së përgjithshme të ANEA-s.

Gharibabadi në këtë mesazh në Twitter ka thënë se të dy palët në këtë takim kanë biseduar për marrëdhëniet bilaterale dhe për zhvillimet më të fundit në lidhje me marrëveshjen bërthamore.

Muhamed Islami ditën e hënë është takuar edhe me Rafael Grosi, drejtorin e përgjithshëm të ANEA.