Irani dhe Austria bisedojnë për marrëveshjen bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i114432-irani_dhe_austria_bisedojnë_për_marrëveshjen_bërthamore
Shefi i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit në vazhdim të vizitës së tij në Vjenë të Austrisë, është takuar me sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Austrisë dhe në këtë takim të dy palët kanë biseduar për zhvillimet më të fundit në lidhje me marrëveshjen bërthamore.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shtator 22, 2021 16:31 Europe/Tirane
  • Irani dhe Austria bisedojnë për marrëveshjen bërthamore

Shefi i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit në vazhdim të vizitës së tij në Vjenë të Austrisë, është takuar me sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Austrisë dhe në këtë takim të dy palët kanë biseduar për zhvillimet më të fundit në lidhje me marrëveshjen bërthamore.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Abas Baghirpur, ambasadori i Iranit në Austri, ditën e mërkurë ka bërë të ditur se gjatë mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të ANEA-së në Vjenë, Muhamed Islami, shefi i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit, ka zhvilluar një takim me Lansky Tifental, sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme të Austrisë, dhe të dy palët në këtë takim kanë biseduar për marrëdhëniet bilaterale dhe për çështje me interes të përbashkët të të dy vendeve.